Lajme

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen në orën 10:00

Pedagogët rikthehen sërish në mbështetje të studentëve këtë të premte.

Një numër i madh pedagogësh janë bërë bashkë për të shprehur solidaritetin me studentët dhe për të mbështetur kauzën e tyre.

Organizimi i protestës pritet të nisë sërish përpara Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në mbështetje të kërkesave të studentëve, pedagogët kanë ndërmarrë edhe një nismë përmes një peticioni, ku bëhet thirrje që zëri dhe kërkesat e të rinjve të dëgjohen.

Lexo më shumë  Banka Botërore: Projekti për bujqësinë në Shqipëri me ecuri jo të kënaqshme, vetëm 9% e fondeve të përdorura

Pedagogët kanë dënuar dhunën policore ndaj të rinjve gjatë ditëve të para të protestave, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si është menaxhuar situata.

Lëvizja pritet të zgjerohet sot me bashkimin e mjekëve dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Rruga Press

YouTube player