KryesoreLajme

Ankesat për ndërprerjen e energjisë elektrike në kulmin e protestave studentore! KLSH nis kryerjen e auditimit në Spitalin e Traumës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave studentore ka marrë një sërë ankesash se është ndërprerë energjia elektrike.

Të rinj dhe të reja të shumtë, të cilët ishin duke u trajtuar në këtë spital pas lëndimeve që morën në protestën studentore, janë ankuar se për shkak të ndërprerjes së energjisë nuk kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Për këtë arsye KLSH është duke verifikuar nëse spitali ka pasur kapacitetet e nevojshme për përballimin e fluksit të pacientëve si edhe nëse të gjithë personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Lexo më shumë  Konjufca i kundërpërgjigjet Gjuriqit në OKB: Si mund të flasim për integrim evropian kur takoheni me Radoiçiqin?

Sipas burimeve, auditimi po kryhet me prioritet, për të verifikuar nëse ka kapacitete spitali për shkak se ka patur fluks të lartë të të lënduarve.

Burimet bëjnë me dije se audimit është nisur menjëherë me datë 20 tetor dhe prej dy ditësh audituesit e KLSH-së ndodhen tek Trauma.

Ndërkohë, KLSH ishte duke kryer një auditim tematik për këtë institucion të kujdesit mjekësor.

Lexo më shumë  “Situatë alarmante”/ Kongresmeni amerikan dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player