Lajme

Korçë – Studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë

Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim të protestave të nisura ditët e fundit. Në mbështetje të tyre janë rreshtuar edhe një pjesë e pedagogëve të këtij universiteti.

Ndryshe nga një ditë më parë, kur pas bojkotit studentët vijuan protestën në bulevardet e qytetit, sot ata nuk kanë zhvilluar marshim në rrugët e Korçës.

Lexo më shumë  Policia me aksion në veri, bashkë me Doganën dhe ATK-në

Gjatë pasdites pritet të mblidhet sërish Këshilli Studentor, për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshëm të protestës studentore.

Rruga Press

YouTube player