Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë
Nga Veton Surroi
Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi.
Por, shikuar nga një kënd tjetër, revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.
Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim.
Në masën që kërkon institucione të përgjegjshme, drejtësi të pavarur dhe çlirimin e ekonomisë nga kapitali kriminal, revolta takohet me objektivat e integrimit evropian.
Kjo përputhje nuk e legjitimon dhunën; e bën të domosdoshme përgjigjen politike evropiane ndaj kërkesave të saj.
Rruga Press

