Dita e pestë e revoltës, studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Studentët në Tiranë kanë nisur marshimin në ditën e katërt të protestës drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjen “Rama, jep dorëheqjen!”.
Studentët kanë ndaluar para godinës së ministrisë, ku do të vijojnë protestën kundër qeverisë.
Thirrja e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, kërkesë që po artikulohet prej ditësh edhe nga protestues të tjerë në kryeqytet dhe qytete të vendit.
Rruga Press

