Lajme

Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

Protesta e të rinjve është zgjeruar edhe në Lezhë, ku një grup gjimnazistësh kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugët e qytetit. Pjesa më e madhe e nxënësve raportohet se janë nga gjimnazi “Hydajet Lezha”. Në qytet është shtuar edhe prania e policisë, me efektivë të pozicionuar pranë institucioneve kryesore.

Lexo më shumë  “Janë fëmijët tanë ata që po rrihen” Avokati Matlija thirrje avokatëve dhe juristëve: Të hartohen kallëzime penale për dhunën policore ndaj protestuesve. Dy kallëzime janë dorëzuar, të tjerat janë rrugës

Protestë pritet të zhvillohet edhe në Fier. Forcat e policisë janë vendosur në sheshin qendror, ndërsa priten lëvizjet e nxënësve. Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e gjimnazistëve janë paraqitur në shkollë pa çanta, si pjesë e bojkotit të paralajmëruar.

Rruga Press

YouTube player