Lajme

Ambasada e SHBA-së: Të pavaksinuarit kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital për shkak të COVID-19

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të vaksinohen sa më shpejt që të jenë mundësi.

Duke shpërndarë një thirrje të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, kjo Ambasadë ka theksuar se “personat e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital si pasojë e COVID-19”.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

“Njerëzit e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital me #COVID19 sesa njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar. Vaksinohuni sa më shpejt që të mundeni për të mbrojtur veten”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ndryshe ata kanë shpërndarë një video ku gjinekologia, Pranvera Zejnullahu-Raci përmes një video sensibilizuese ka inkurajuar gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe ato që planifikojnë shtatzëni të vaksinohen.

Në këtë video thuhet se vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë veten, familjen dhe shoqërinë.

“Inkurajohen gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të #VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në mesazhin e MSH-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *