Partitë opozitare dhe analistët e tyre kuptuan se duke u përpjekur t’ia pamundësonin Kurtit mandatin 4-vjeçar, në fakt vetëm sa ia mundësuan një 2-vjeçar shtesë qeverisjeje
Nga Donik Sallova
Ajo që kanë kuptuar sot partitë opozitare dhe analistët e tyre është se duke u përpjekur t’ia pamundësonin Albin Kurtit mandatin 4 vjeçar që ia dha populli më 9 shkurt 2025, në fakt vetëm sa ia mundësuan një 2 vjeçar shtesë qeverisjeje, sepse në fund u detyruan ta pranojnë se mandatin që ia dha populli nuk mund të t’ia marrin me makinacione, bojkote e bllokada sado që të përpiqen.
Në fund triumfoi vullneti i popullit i shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike.
Opozita e kuptoi që nuk mund të çohesh kundër popullit, as ta dënosh popullin pse nuk të voton.
Opozita duhet të reflektojë për gabimet e së shkuarës, keqqeverisjen, korrupsionin dhe kompromiset!
Rruga Press

