ArgumentKryesore

“Fjalët i merr era, vota lë gjurmë!” Deputetët socialistë përballë provës së guximit politik

Shkruan Irena Beqiraj

Fjalët i merr era , vota lë gjurmë.

Ishin pro komuniteteve që përfaqësonin; me të drejtë folën pro dencentralizimit të pushtetit vendor; ngritën zërin kundështuan por, kur u kërcënuam se mund të humbnin vendin në grupin parlamentar, guximi politik i deputetëve socialistë u vu në provë.

Nëse një deputet ndryshon votën pas kërcënimit për përjashtim, pyetja nuk është më vetëm nëse reforma territoriale është e drejtë.

Pyetja është nëse deputeti përfaqëson qytetarët që e votojnë, apo kryetarin që mund ti përjashtojë?

Lexo më shumë  Ushtarët e FSK-së renditen në vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në ShBA

Përgjigjen e dha vota pro e deputetëve që në fjalimet e tyre ishin kundër reformës .

Demokracia ka vdekur , por socialistët nuk paguajnë më as qiranë e morgut . Ata i bënë asaj dje funeralin . Pasi demokracia nuk matet vetëm me votat në Parlament, por edhe me lirinë për të votuar kundër vullnetit të kryetarit.

Mbrojtja e interesave të votuesve nga deputetët socialistë vetëm me intervista e fjalime , por jo me votë është ujë i ngrohtë i hedhur nga jahti i pushtetit në oqeanin e akullt. Bën pak zhurmë, krijon një iluzion ngrohtësie, por jo vetëm nuk e ndryshon dot realitetin, por e përforcon status quo-në .

Lexo më shumë  (VIDEO) Investimi i Kushner nën lupën e Wall Street Journal/ Ç'po ndodh sot në Zvërnec

Të pranosh të jesh zëri i ndryshimit me fjalë dhe mbështetësi i status quo-së me votë, tregon se je zhveshur përfundimisht nga guximi politik.

Fjalët i merr era, vota le gjurmë !

Rruga Press

YouTube player