Koçeku thirrje deputetëve socialistë t’i rrëzojnë Ramës reformën territoriale
Marjana Koçeku, e larguar nga radhët e Partisë Socialiste dy muaj më parë, u ka bërë thirrje deputetëve të PS-së që kanë kundërshtuar reformën territoriale të mos tërhiqen nga qëndrimi i tyre.
Sipas saj, ata nuk duhet të konsiderohen “rebelë”, pasi përgjegjësia, sipas Koçekut, qëndron te vetë Partia Socialiste, të cilën e akuzoi se u ka kthyer shpinën qytetarëve.
“Deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale duhet ta dinë se nuk janë ata rebelët. Partia e tyne asht rebele, që i ka kthy shpinën qytetarëve”, deklaroi ajo.
Koçeku shtoi se, nëse edhe sot të njëjtët deputetë kundërshtojnë projektligjin për reformën territoriale, “e kanë kry me dinjitet detyrën e vet”.
Ajo e vuri theksin te komunitetet periferike, të cilat i cilësoi si komunitete në nevojë.
“Mos i braktisni ato, siç i ka braktisë partia juej!”, përfundoi Koçeku.
Rruga Press

