Profesor Fahrushi asht i vëllai i Njazi Rexhepit, një prej veprimtarëve ma të hershëm të UÇK-së, i cili ra dëshmor në betejën e Koshares më 6 maj të vitit 1999
Nga Besmir Lushaj
Turpi ka emër
Halabakët e hajdutit dhe matrapazit Hysni Gucati e poshtruan sot Prof. Dok. Fahrush Rexhepin e Vetëvendosjes, ndërsa po të njëjtit e nderuan dhe i thurën lavde Lutfi Hazirit të LDK-së.
Profesor Fahrushi asht i vëllai i Njazi Rexhepit, një prej veprimtarëve ma të hershëm të UÇK-së, i cili ra dëshmor në betejën e Koshares më 6 maj të vitit 1999, ndërsa Lutfi Haziri nuk pati kurrëfarë pranie në UÇK.
Halabakët e Gucatit e poshtruan profesor Fahrushin, i cili sot e votoi ligjin për Specialen, ndërsa e pritën me nderime e lavde Lutfi Hazirin, i cili sot nuk e votoi ligjin për Specialen në Hagë.
Deri në këtë pikë ka degradue keqpërdorimi i emrit të UÇK-së nga hajdutë dhe matrapazë si Hysni Guati me kompani të cilët vetëm para pak muajsh e poshtruan edhe Tahir Sinanin me grupin e ushtarakëve nga Shqipnia, të cilët luftuan në Kosovë, me publikimin e një liste ku këta cilësoheshin si mercenarë.
Rruga Press

