Argument

Mihali: Ata që e sollën Specialen të kërkojnë falje, ndryshimi i ligjit nuk mjafton

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Dejona Mihali, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se partia e saj ka qenë përherë kundër Gjykatës Speciale, teksa ka shtuar se ndryshimi i ligjit nuk mjafton.

“Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale dje. Ne ende jemi kundër saj. Gjithmonë, deri në mbylljen dhe zhbërjen e dëmeve të saj. Por tani rrugë të shkurtra nuk ka dhe as nuk bëhen dot. Ka mbetur rruga e gjatë e apelit dhe betejës juridike. Ndryshimi i ligjit nuk mjafton. Ata që e sollën, e votuan dhe e themeluan, ende nuk kanë kërkuar falje. Ende nuk janë distancuar. Përkundrazi, disa prej tyre po e lavdërojnë dhe po thonë se kanë bërë mirë që është themeluar. Sot Kosova dhe trashëgimia e luftës çlirimtare kanë pësuar dëm të madh nga formimi i kësaj gjykate të padrejtë”, shkroi ajo.

Lexo më shumë  Profesor Fahrushi asht i vëllai i Njazi Rexhepit, një prej veprimtarëve ma të hershëm të UÇK-së, i cili ra dëshmor në betejën e Koshares më 6 maj të vitit 1999

Rruga Press

YouTube player