KryesoreLajme

Kurti: Kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare.

Kurti ka thënë se synimi është që javën e ardhshme Kosova ta ketë presidentin.

“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi president”, tha ai.

Lexo më shumë  Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Javën e shkuar, Gjykata Kushtetuese vendosi që afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Vendimin e arsyetoi duke konstatuar se Kuvendi u konstituua përtej afatit kushtetues 30 ditor, dhe se ky afat ka nisur ta rrjedhë afatin 60 ditor për zgjedhjen e presidentit.

Moszgjedhja e presidentit të ri deri më 6 tetor e çon vendin në zgjedhje të cilat duhet të mbahen më së largu më 15 nëntor. E këto zgjedhje do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet. Në shkurt vitin e shkuar zgjedhjet ishin të rregullta, ndërsa më vonë në pamundësi të formimit të qeverisë u mbajtën në dhjetor. E në qershor sivjet u bënë për shkak të dështimit të Kuvendit për të zgjedhur president.

Lexo më shumë  Putini lavdëron Serbinë për refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër
YouTube player