Katër muaj protestë dhe asnjë hap pas, qytetarët dalin sërish kundër qeverisë
Prej 125 ditësh, qytetarë dhe aktivistë vijojnë protestat kundër qeverisë në Tiranë.
Edhe sot ata pritet të rikthehen në shesh, duke këmbëngulur te dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.
Krahas largimit të qeverisë, protestuesit kërkojnë edhe anulimin e disa ligjeve që, sipas tyre, cenojnë interesat e qytetarëve.
Një ditë më parë, tubimi u shoqërua sërish me thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit përsëritën se nuk do të tërhiqen nga protestat.
Pas më shumë se katër muajsh mobilizim, ata deklarojnë se tubimet do të vijojnë, me kërkesën për ndryshime politike dhe krijimin e një qeverie teknike.
Rruga Press

