Lajme

Ministria e Financave e Kosovës ndan edhe 1 milion euro për familjet në nevojë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ndarë edhe 1 milion euro për familjet në nevojë.

“Pandemia ka pasur ndikim në të gjithë vendin por më së shumti ka goditur shtresat e varfëra të shoqërisë. Duke pasur parasysh këtë, reformimi dhe rritja e shumës së asistencës sociale, ndarja e shtesave për përfituesit e skemave pensionale, e shpërndarja e kuponëve ushqimorë janë disa nga masat që MFPT ka ndërmarrë deri më tani për të zbutur sado pak ndikimin e pandemisë për këto familje.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

MFPT është gjithashtu e vetëdijshme se jo gjithmonë mekanizmat shtetëror kanë një efekt gjithëpërfshirës, prandaj në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike po implementohet edhe një masë tjetër për t’iu ofruar racione ushqimi familjeve në nevojë ashtu që ndihma e institucioneve të ndihet nga të gjithë.

Kjo mbështetje kap vlerën prej 1 milionë euro dhe ndahet për ofrimin e shërbimeve të kuzhinave popullore. Krahas kësaj mbështetje, janë duke u shpërndarë kuponë ushqimorë për familjet në asistencë sociale, që kapin vlerën totale prej 4 milionë euro. Pra, hapja e shpalljes për aplikim për mbështetje financiare të kuzhinave popullore shënon zbatimin e plotë të masës 3.4”, thuhet në njoftim.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët.

Të gjitha organizatat jo qeveritare dhe entitetet e interesuara që ofrojnë këto shërbime mund të aplikojnë për këtë masë deri më 15 shtator në e-mail adresën zs.mf@rks-gov.net.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *