Sport

Formacionet zyrtare, Izrael – Kosovë: Franco Foda vjen me tetë ndryshime nga ndeshja e fundit

Janë publikuar formacionet zyrtare për duelin e Ligës së Kombeve mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për grupin 3 në Ligën.

Përzgjedhësit Ran Ben Shimon dhe Franco Foda kanë vendosur për 11-shen startuese për këtë përballje.

Kosova vjen me tetë ndryshime, duke nisur nga porta e deri te sulmi, ndërsa po ashtu ka ndryshime edhe në sistem, duke kaluar në 4-4-2.

Në portë është Amir Saipi, ndërsa linja e mbrojtjes përbëhet nga Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova dhe Milot Avdyli.

Në mesfushë janë Ermal Krasniqi, Valmir Matoshi dhe Dion Kacuri, si debutim, ndërsa në të majtë është Muharrem Jashari. Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani pritet të kenë përgjegjësi për të krijuar rrezik para portës kundërshtare.

Kosova ka tri pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Izraeli është ende pa pikë pas dy humbjeve. Ndeshja në Debrecen nis nga ora 20:45.

Formacionet zyrtare

Izraeli: Tzru, Khalaili, Shlomo, Nachmais, Stoinov, Do.Peretz, Azoulay, Peretz, Solomon, Abada, Baribo.

Kosova: Saipi, Vojvoda, I. Krasniqi, Dellova, Avdyli, E. Krasniqi, Matoshi, Kacuri, Jashari, Rrahmani, Asllani.]

YouTube player