KryesoreLajme

Tetë partitë shqiptare u bashkuan në Serbi, por qeveria shqiptare heshti

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar për bashkimin e tetë subjekteve politike shqiptare në Serbi në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku e cilëson bashkimin e partive shqiptare në listën “Koalicioni Shqiptar” si një zhvillim të rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Marrëveshja u arrit më 29 shtator në Prishtinë, në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lexo më shumë  Nga 23 lekë në prodhim deri në 250 lekë për shishe në restorante, kostot që po rrisin çmimin e ujit

Koçeku shprehet se kjo ngjarje nuk mori vëmendjen e duhur në Shqipëri, duke e lidhur me atë që ajo e përshkruan si “zhurmë” rreth lajmeve të tjera.

Tetë partitë shqiptare kanë vendosur të garojnë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me synimin për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, komuniteti shqiptar kishte vetëm një përfaqësues në Kuvendin e Serbisë.

Lexo më shumë  Industria përpunuese në Shqipëri në recesion të zgjatur, hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Koçeku kritikon gjithashtu qeverinë shqiptare, duke thënë se nuk ka reaguar apo mbështetur këtë zhvillim. Ajo ngre pyetjen se cilat janë interesat që qeveria shqiptare mbron në raport me shqiptarët në Serbi.

Rruga Press

YouTube player