KryesoreLajme

Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune

Qeveria ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka arsyetuar se 102 milionë euro parashihen që të ndahen te kontigjenca e pagave në mënyrë që të mbulohet kostoja e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik dhe në anën tjetër të mbulohet edhe pagesa retroaktive për diferencën e shtesës 0.5 për qind ashtu siç e ka paraparë Gjykata Kushtetuese. 

“Që nga ky vit me anë të Ligjit për ndarje buxhetore e kemi mbuluar shtesën prej 0.5 për qind mirëpo hapësira e pambuluar që ka mbetur është prej kur ka hyrë ligji i pagave në fuqi deri në fund të vitit të kaluar, pjesë e cila parashihet të mbulohet me këtë ndarje. Gjithashtu edhe një pjesë tjetër prej 20 milionë eurosh parashihet të dedikohet tek pensionet bazike që të mbulohet kostoja e rritjes së natyrshme të pensionistëve”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Përkeqësohet punësimi për të rinjtë në Shqipëri, u regjistruan të papunë 4.3% më shumë në një vit

Vitin e kaluar, Qeveria ndau pagën e 13-të për punonjësit e sektorit privat. 

0.5 përqindëshi është shtesa që u bëhet punonjësve të sektorit publik për çdo vit përvojë pune. Pra një punëtor me 10 vjet përvojë përfitonte shtesë 5 për qind mbi pagën bazë.

Por kjo shifër u ndërrua me Ligjin për Paga më 2022. Për 15 vjetët e parë ajo u përgjysmua në 0.25 për vit, e më pas u bë 0.5 pas vitit të 15-të. Gjykata e ka shpallur këtë antikushtetues.

Lexo më shumë  Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

Pas kësaj pasuan padi të qytetarëve që kërkonin shtesën retroaktivisht.

YouTube player