KryesoreLajme

Si u bënë baltë 320 milionë lekë “investim” me rezervuarin e Kasharajt

Rezervuari i Kasharajt në Lushnjë dhe investimi i lënë përgjysmë është shndërruar në një rast të pastër të abuzimit me fondet publike, duke shkaktuar dëmë si në ekonomi, ashtu edhe në mjedis. Tonelata të tëra me peshq kanë ngorudhur, si pasojë e tharjes së rezervuarit, duke shtretëtuar një ekosistem, si dhe duke shkaktuar erë të rëndë nga dekompozimi i gjallesave ujore. Ky investim i lënë përgjysmë parashikonte rehabilitimin e shkarkuesit të rezervuarit të Kasharajt, pasi shkarkuesi kryesor i ujit të rezervuarit ka qenë i bllokuar prej kohësh. Për këtë qëllim Bashkia Lushnjë akordoi një fond prej 320 milionë lekësh, kurse rehabilitimi duhej të kishte përfunduar një vit më parë. Pavarësisht se bashkë me rezervuarin u thanë edhe paratë publike, kompania që ka fituar tenderin ka kërkuar shtyrje afati, duke ngritur pikëpyetje jo vetëm për rolin e saj, por edhe të mbikëqyrësit të punimeve. 

Lexo më shumë  “Shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia?”/ Protesta e 121-të, pankartat për Ramën dhe Hysenin

Ky rast ka shkaktuar reagime të forta te qytetarët e Lushnjës dhe veçanërisht te peshkatarët, të cilët thonë se hinka e rezervuarit u bllokua edhe nga mosheqja e rrjetave të peshkimit nga disa prej tyre. Rrjetat tashmë të bashkuara me baltën e rezervuarit të tharë kanë bllokuar shkarkuesin, ndërsa ecuria mbetet ende e paqartë. 

Për rastin reagoi edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili publikoi një video ku shfaqej një banor i zonës, i futur në mes të rezervuarit që është mbuluar nga balta. Më tej, Korreshi shkoi në Kasharaj, ku pa nga afër situatën, duke ngritur pikëpyetje se përse rezervuari u la të degradohej deri në këtë pikë. “Çfarë do të bëhet me këtë, si do ta thajnë, për çfarë do të shërbejë”, tha ndër të tjera depueti.

Korreshi gjithashtu thotë se është konsultuar me ekspertë të fushës, sesi duhej të ishte vepruar në rastin e riparimit të hinkës së këtij liqeni artificial.

Lexo më shumë  Ish-ministri i Jashtëm i Ekuadorit nuk paraqitet në prokurori, po hetohet për lidhje me mafien shqiptare

“Ndërkohë nga sa më bëjnë me dije ekspertët e fushës kjo dramë mund të ishte parandaluar duke ndërtuar nje mini-argjinaturë përpara hinkës që të ruhej uji dhe të shpëtohej e gjithë kjo masakër. Por i kanë rënë shkurt, më mirë e thajmë. Tmerr! Po pastrimi që nuk është në tender si t’ia bëjmë?!”

Për këtë situatë, Bashkia Lushnjë që akordoi fondin ndaj kompanive private nuk ka bërë asnjë reagim publik.

Rruga Press

YouTube player