Argument

Pse pretendimet se Jill Dando u vra nga një vrasës serb me pagesë, me urdhër të regjimit të Millosheviqit, më në fund po merret seriozisht

Shkruan Nexha Gjema

27 vjet ma vonë, nji prej vrasjeve ma misterioze në historinë moderne të Britanisë po rikthehet aty ku nashta ka qenë dashtë me u kthye shumë ma herët: te Sërbia e Millosheviqit dhe lufta në Kosovë.

Gazeta britanike The Mail on Sunday i ka kushtu dy faqe të plota rastit të Jill Dando-s, gazetares dhe prezantueses së famshme të BBC-së, (të ciën e kam pas shumë përzemër), e cila u ekzekutu me nji plumb n’kokë, para derës t’shpisë në Fulham të Londrës, më 26 prill 1999. E maj men kit tragjedi si sot…

Jill ishte veq 37 vjeçe.

E tash, mas gati tri dekadave, policia britanike po i rishqyrton pamjet e vjetra të kamerave CCTV dhe në qendër të vëmendjes po rikthehet nji burrë misterioz, i njohun në dosje veq si: “MAN X”

Kush ka u kanë kz far iksi?

Kjo oshtë pytja që munët me hapë krejt rastin prej fillimit.

Sipas Mail on Sunday, pamjet e vjetra tash mujn me u analizu me teknologji shumë ma të avancueme se ajo që ka ekzistu në vitin 1999. Dhe nji prej pistave që po shqyrtohet është nëse “Man X” munët me u lidhet me Milorad Ulemekun i ashtuqujtun “Legija”, nji prej figurave ma famëkeqe të aparatit të sigurisë sërbe.

Ulemek apo Llegija, ka qenë pjesë e strukturave speciale sërbe dhe ma vonë komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale “Beretat e Kuqe”.

Ma vonë u dënu në Serbi për krime të rana, tuj e përfshi edhe vrasjen e ish-presidentit sërb Ivan Stamboliç dhe kryeministrit Zoran Gjinqiç.

Lexo më shumë  27 Shtatori i Ramës dhe Vuçiqit

Por, dej m’sot, nuk ka prova publike që e dëshmon se “Man X” ashtë Ulemeku, e as që Ulemeku e ka vra Jill Dandon.

Por ajo që e ban kitë pistë jashtëzakonisht interesante, ashtë koha kur ndodhi vrasja.

PRILL 1999. KOSOVA.

Lufta ishte në kulmin e saj.

NATO po bombardonte Jugosllavinë e Millosheviqit.

BBC po i transmetonte vazhdimishtë në Britani, e besa edhe n’krejt botën pamjet e luftës, refugjatëve dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Dhe veq pak javë para se t’vritej, Jill Dando kishte prezantu nji apel të BBC-së për refugjatët e Kosovës, përmes të cilit ishin mbledhë mbi 1 milion funta ndihmë për njerëzit që po iknin nga lufta dhe dhuna.

Dmth, nqs e renisim nji kronologji, i bjen k’shtu:

23 prill 1999 – NATO bombardon selinë e Radio Televizionit të Serbisë në Beograd. Vriten 16 persona.

26 prill 1999 – tri ditë ma vonë, Jill Dando ekzekutohet para shtëpisë së saj në Londër.

27 prill 1999 – veq nji ditë pas vrasjes, Tony Hall, atëherë drejtues i BBC News, merr nji telefonatë kërcënuese nga nji burrë që raportohet se fliste me theks të Evropës Lindore. Kërcënimi lidhej me Tony Blair-in dhe bombardimet.

Tony Hall në ndërkohë vihet nën mbrojtje policore.

Rastësi?

Nashta, po une kurr nuk kam besu.

Pikërisht n’këto rrethana e kanë majtë gjallë për 27 vjet pytjen nëse vrasja e Jill Dandos ka mujtë me qenë hakmarrje ndaj BBC-së për luftën në Kosovë dhe bombardimet e NATO-s.

🔴 E NDËRKOHË, NJI NJERI KREJT I PAFAJSHËM U DËNU PËR VRASJEN‼️

Emnin e ka Barry George.

U shpall fajtor më 2001 dhe përfundoj në burg.

Por, ka pas nji problem:

provat kundër tij ishin jashtëzakonisht të dobëta.

Edhe n’vitin 2008 u rigjyku edhe u shpall i pafajshëm.

Pra, mas gjithë atyne viteve, Britania u kthye në pikën zero:

Jill Dando kishte vdek, ndërsa vrasësi i saj hala rrin si ‘’i panjohur’’.

Pse po rikthehet “Man X”?

Nëse teknologjia e sotme mrrin me e identifiku kitë njeri dhe nëse provohet ndonjë lidhje me strukturat sërbe të asaj kohe, atëherë ma nuk po flasim veq për nji prej vrasjeve ma misterioze të Britanisë.

Po, ka me u hap nji pyetje shumë ma e madhe:

-A kishte mrri lufta e Kosovës deri n’Londër?

-A ishte zgjedhë Jill Dando si objektiv për shkak të BBC-së?

-A kishte lidhje vrasja me apelin për refugjatët kosovarë?

-A ishte hakmarrje për bombardimin e RTS-së?

Kush e zgjodhi?

Kush e dërgoi vrasësin?

Dhe, mi krejt k’to, kush e dha urdhrin?

Sot hala nuk i kemi k’to përgjigje.

Scotland Yard po i rishqyrton pamjet edhe mas 27 vjetve, e po merren rastet prap ma seriozisht.

Shpresoj se edhe nji copë filmimi i vjetër, e inçizueme në nji rrugë të Londrës në pranverën e vitit 1999, munët me zbulu sot përgjigjen.

Sepse nganjëherë drejtësia vonon.

Po historia e ka nji huq të keq se nuk harron.

Lutemi për drejtësi! 🙏🏼

Rruga Press

YouTube player