Lajme

983 aksidente rrugore në 8-mujorin 2026 në Shqipëri, rritje prej 6,2%

Shqipëria ka regjistruar 983 aksidente rrugore gjatë periudhës janar-gusht 2026, me një rritje prej 6,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur u shënuan 926 aksidente, bëri të ditur INSTAT.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT, në këto aksidente gjatë 8-mujorit janë regjistruar 1 378 persona të vrarë ose të plagosur, nga 1 306 persona në janar-gusht 2025.

Vetëm në gusht 2026 u regjistruan 139 aksidente rrugore, ku mbetën të vrarë ose të plagosur 191 persona. Në gushtin e vitit të kaluar ishin regjistruar 159 aksidente dhe 229 persona të vrarë ose të plagosur.

Lexo më shumë  Pas 3 vitesh mungesë, SHBA sjell ambasadorin në Tiranë. Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomati amerikan në Shqipëri

INSTAT thekson se 86,3% e aksidenteve të regjistruara gjatë gushtit kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Grupmosha 25-34 vjeç përbën pjesën më të madhe të aksidenteve, me 31,7% të totalit të rasteve të regjistruara gjatë muajit.

Sipas ditëve të javës, numri më i lartë i aksidenteve është shënuar të hënën, me 18% të totalit, ndërsa më i ulëti të mërkurën dhe të premten, me nga 11,5%.

Periudha 19:00-24:00 rezulton si harku kohor me numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 20,1% të totalit.

Lexo më shumë  Vuçiq ia tregon të parit “shefit” të tij, Putinit dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë

Në nivel qarqesh, gjatë gushtit numri më i lartë i aksidenteve u regjistrua në Tiranë, me 33 raste, pasuar nga Durrësi me 24 dhe Lezha me 21. Në periudhën janar-gusht, Tirana kryeson me 369 aksidente, ndërsa pas saj renditen Lezha me 115, Durrësi me 98 dhe Vlora me 92.

Rruga Press

YouTube player