KryesoreLajme

Gërvalla mohon se heshti pas aktgjykimit të Speciales: I jemi futur punës – me kokë të ftohtë e pa shumë bërtitma po përgatitemi për betejën ligjore të radhës

Ministrja Drejtësisë, Donika Gërvalla ka folur sot lidhur me akuzat që i janë bërë asaj se ka dërguar dosje në Gjykatën Speciale dhe se ka heshtur pas aktgjykimit, dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gërvalla në një konferencë për media e pyetur lidhur me këtë çështja tha se nuk ka heshtur, por një deklaratë në emër të Republikës së Kosovës e ka lëshuar kryeministri Albin Kurti, ndërkaq, siç u shpreh “ajo dhe ekipi i saj i janë futur punës me qëllim që të përgatitem për një betejë ligjore në instancën e ardhshme.

“Deklaratat që më lidhin mua me bashkëpunimin me Gjykatën Speciale tashmë janë bërë bozë sepse i kam shpjeguar disa herë. Nuk ka asnjë hallkë, as me UNMIK-un, as me EULEX-in, e as me Gjykatën Speciale… nuk ka asnjë pikë takim timin, as direkt as indirekt, mirëpo edhe pak dhurim duhet të kemi sepse aktgjykimi do të vijë shpejt dhe do ta shohim shumë shpejt. Një shpresë të vogël e kam që të paktën ata që më së shumti kanë bërtitur në këtë lëmi, ata që më shumti më kanë etiketuar me lloj-lloj emrash që paktën para pasqyrë të skuqen për një moment që nuk kanë dashur të dëgjojnë faktet, por kanë zgjedhur të përsërisin gënjeshtrat e vëna në qarkullim nga ata vetë”, tha ajo.

Lexo më shumë  Në kulm të krizës, Rama përgatit taksë shtesë mbi naftën

Ministrja Gërvalla mohoi akuzat e bëra se ajo ka heshtur pas vendimit të Gjykatës Speciale që i dënoi katër ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burgim.

“…Unë nuk kam heshtur. Jam ministre e Drejtësisë, kryeministri ka dhënë një deklaratë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërkaq unë së bashku me ekipin tim qysh ditën e parë i jemi futur punës me qëllim që të përgatitemi për një betejë sepse çështja e Gjykatës Speciale është betejë ligjore, nuk është betejë deklaratash në media.

Si betejë ligjore, ne duhet të jemi profesionistë, të mençur, me kokën të ftohtë, pa shumë bërtitma duhet të përgatitemi për instancën e ardhshme”, tha ajo.

Më tej ministrja e Drejtësisë tha se është e bindur se Qeveria mund të bëjë më shumë, por siç tha ajo duhen analizuar të gjitha rrethanat dhe secili ta kryejë punën e tij si duhet dhe me ndershmëri.

“Jam e bindur se mund të bëjmë më shumë, por jemi duke analizuar të gjitha rrethanat që secili në pozicionin e tij, në përgjegjësinë e tij ta kryej punën e tij si duhet dhe me ndershmëri”, tha ajo.

Ndërkaq, në lidhje me kërkesat për dorëheqjen e saj, Gërvalla tha se është e drejtë e secilit qytetar të kërkojë dorëheqjen e ministrave.

YouTube player