KryesoreLajme

Gërvalla: Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka deklaruar se projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është përcjellë në Zyrën e Kryeministrit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gërvalla ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë me procedurat për jetësimin e kësaj nisme.

“Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit. Nuk ka rrugë tjetër. Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet dhe do ta jetësojmë!”, ka shkruar Gërvalla.

Lexo më shumë  Vodhi 69 mln lekë, gjykata i zëvendëson masën nga “arrest në burg” në arrest shtëpie ish-drejtoreshës së Postës Durrës

Ajo ka ritheksuar kështu qëndrimin për krijimin e mekanizmit shtetëror që synon verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

YouTube player

Lexo më shumë  “Rama jep dorëheqjen”! Protesta e 116-të në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë