KryesoreLajme

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Policia ka rrethuar zënën pranë Kuvendit me gardh metalik, pasi qytetarët kanë njoftuar protestë në të njejtën kohë kur nis seanca plenare. Siç shihet edhe në pamje, gardhi metalik është vendosur në rrugët që të çojnë drejt Kuvendit, ndërsa prania e forcave të policisë është shtuar në zonën përreth institucionit.

Lexo më shumë  Skandali me Vlora Hysenin, protestuesi para Kryeministrisë: SHISH është komprometuar! Presidenti nuk mbledh Këshillin e Sigurisë, deputetët heshtin!

Seanca plenare pritet të shoqërohet me debate të forta politike, pasi kur në qendër të vëmendjes është arresti i drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.

Përveç pikave të parashikuara në rendin zyrtar të ditës, pritet që çështja e SHISH të rikthehet në sallën e Parlamentit gjatë diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës. 

Lexo më shumë  Erdogani zotohet ta mbështesë Kosovën në industrinë e mbrojtjes

YouTube player