Brenda pesë ditësh, shumë qendrime, për çështje kaq serioze për shtetin, ndoshta këta të PDK-së fillimisht duhet të dakordohen mes vete se cili është qëndrimi i tyre
Shkruan Gëzim Sveçla
Brenda vetëm pesë ditësh, nga PDK-ja:
•Vlora Çitaku:
“I tërheqim lëndët nga Gjykata Kushtetuese.”
•Arian Tahiri:
“Ligjërisht nuk mund t’i tërheqim kërkesat që i kemi dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.”
•Enver Hoxhaj:
“Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim fatal i klasës politike të Kosovës.”
•Përparim Gruda:
“Po të isha deputet atëherë, do ta votoja me dy duar Gjykatën Speciale. Do ta votoja edhe sot.”
Të gjitha këto deklarata janë bërë brenda vetëm pesë ditësh.
Për çështje kaq serioze për shtetin, drejtësinë dhe historinë e UÇK-së, ndoshta këta të PDK-së fillimisht duhet të dakordohen mes vete se cili është qëndrimi i tyre.
Pastaj, për çdo iniciativë apo veprim konkret, duhet konsultim me spektrin politik dhe me institucionet e vendit.
Historia e themelimit të Gjykatës Speciale na ka mësuar se vendimet e marra pa kujdes, pa unitet dhe pa vlerësim të plotë të pasojave mund t’i kushtojnë shumë shtetit dhe kombit.
Rruga Press

