KryesoreLajme

Kurti: Në ShBA u diskutuan mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në takim me bashkatdhetarë në ShBA,investitorë e politikanë amerikanë është diskutuar për mundësitë e investimeve amerikane në Kosovë dhe rolin lehtësues të mërgatës.

Ai ka thënë se Kosova është partneret në të cilin investitorët amerikanë mund të llogarisin .

“Në mbrëmjen e organizuar me Data4X dhe Ed e Barbara Hammel në rezidencën e Richard Lukajt në Westchester, me bashkatdhetarë, si dhe investitorë e politikanë amerikanë, përfshirë ish-kryetarin e Hartfordit, Luke Bronin, biseduam për mundësitë dhe mënyrat konkrete për investime amerikane në Kosovë dhe rolin lehtësues të mërgatës sonë në këtë drejtim. Republika jonë është partnere në të cilën mund të llogarisin dhe gjejnë mbështetje”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  U përurua vetëm 10 ditë më parë, shembet ura që kushtoi 40 mln lekë. Banorët e fshatit Ketë në Klos mbeten të izoluar

Ai duke vlerësuar rolin e mërgatës në ShBA dhe vendet tjera që kanë dhënë për Kosovën, ka thënë se bashkatdhetarët mund të investojnë në Kosovë për të fituar.

Rruga Press

YouTube player