KryesoreLajme

Ambasadorja e re e BE-së i kërkon shefit të SPAK rezultate konkrete

Ambasadorja e BE ka zhvillur një takim gjatë ditës së sotme me kreun e SPAK, Klodian Braho. 

“Arritja e mëtejshme e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një element kyç i përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” tha Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa. 

Njoftimi i zyrës së BE: 

“Puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Në takimin tim të parë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas.

Arritja e mëtejshme e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një element kyç i përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” tha Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa. 

YouTube player