Lajme

Lajçak bisedon me Kurtin e Vuçiqin për hapat e ardhshëm në dialog

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për “hapat e ardhshëm” në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimet u zhvilluan në margjina të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.

“Kam zhvilluar dy takime të ndara, të rëndësishme dhe substanciale me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkroi Lajçak në Twitter.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në korrik, por pa shënuar ndonjë përparim në bisedime.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Një takim i ri midis tyre është paralajmëruar për këtë muaj, por data nuk është caktuar ende./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *