Lajme

EUROSTAT: Pijet alkoolike në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se mesatarja europiane, më të lirat janë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut

Çmimet e pijeve alkoolike në vend janë rritur ndjeshëm në dekadën e fundit, teksa në 2011-n, ato ishin rreth 23.5% më të lira sesa mesatarja e BE-së.

Pijet alkoolike në Shqipëri kushtojnë rreth 9% më shtrenjtë sesa mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2020.

E dhëna është bërë e ditur nga Eurostat në publikimin e treguesit për indeksin e nivelit të çmimeve për pijet alkoolike, e llogaritur sipas nivelit të fuqisë blerëse. Për Shqipërinë, ky tregues është 108.9, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 100.

Çmimet e pijeve alkoolike në vend janë rritur ndjeshëm në dekadën e fundit, teksa në 2011-n, ato ishin rreth 23.5% më të lira sesa mesatarja e BE-së.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Pijet alkoolike më të shtrenjtat në rajon për vitin 2020 janë në Bosnjë (144.9), Mal të Zi (111.5) dhe pastaj në Shqipëri. Më lirë ato kushtojnë në Maqedoninë e Veriut (76.2) dhe Serbi (81). Për Kosovën, të dhënat e fundit janë në vitin 2017, sipas të cilës pijet alkoolike kushtojnë sa mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas Eurostat, në vitin 2020, çmimi i pijeve alkoolike në të gjithë BE-në ishte më shumë se dy herë e gjysmë më i lartë në shtetin anëtar më të shtrenjtë në krahasim me atë më të lirë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Kur nivelet e çmimeve krahasohen me indeksin mesatar të nivelit të çmimeve të BE-së 100, rezultatet tregojnë se çmimi i pijeve alkoolike (pije alkoolike, verë dhe birrë) ishte më i larti në Finlandë (me një indeks të nivelit të çmimeve prej 193), i ndjekur nga Irlanda (181) dhe Suedia (166).

Pijet alkoolike më të lirat në Europë i gjeni në Maqedoninë e Veriut (76.2), Rumani (73.8) dhe Hungari/MONITOR

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *