KryesoreLajme

Protesta në ditën e 107-të, nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së ditës së 107 kundër qeverisë.

Qytetarët janë nisur në këmbë, të shoqëruar me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.

“Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen” janë disa prej thirrjeve që janë dëgjuar gjatë marshimit.

Lexo më shumë  Kurti thirrje liderëve politikë: Jemi kaq afër zgjidhjes për presidentin saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë

Protestuesit pritet të vijojnë aksionin para Kryeministrisë, ndërsa protesta zhvillohet mes tensioneve politike dhe kërkesave për ndryshime në qeverisje.

YouTube player