Argument

Sqarim shumë i rëndësishëm për secilin shqiptar kudo që jeton: PDK me ndihmën e LDK-së dhe AKR-së i legalizuan kriminelët serbë dhe i bënë pjesë të institucioneve të Kosovës

Nga Egzon Haliti

Sqarim shumë i rëndësishëm për secilin shqiptar kudo që jeton:

Lista Serbe për herë të parë është regjistru në KQZ si parti politike në vitin 2013 si rrjedhojë e marrëveshjes së qeverisë së atëhershme. Negociatori kryesor dhe njeriu që ka udhëhequr bisedimet politike të Kosovës në atë periudhë kur u arrit marrëveshja e parë e Brukselit (në vitin 2013) ka qenë Hashim Thaçi.

Ai ka udhëhequr takimet politike në Bruksel nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ku një nga pikat e marrëveshkes ishte edhe integrimi i strukturave të serbëve të veriut përmes mjeteve politike, pra, në institucione.

Pra, PDK me ndihmën e LDK-së dhe AKR-së i legalizuan kriminelët serbë dhe i bënë pjesë të institucioneve të Kosovës, ku vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! e kundërshtoi këtë marrëveshje, ndërsa shumë aktivistë u burgosën për këtë kundërshtim.

Tash, çifti i Artan Behramit, me këso gënjeshtre mundohet me nxitë njëfarë mllefi ndaj Albin Kurtit dhe dëshpërueshëm me mirëmbajë njëfarë vote të PDK-së.

Është e tmerrshme se çfarë trajtimi, nënçmimi e ofendimi ia bëjnë votuesit të vet, ku me rrena mundohen me mbajtë si votues nëpër zgjedhje. Një ditë këtë nënçmim nuk ka me ia falë as votuesi i PDK-së.

Rruga Press

YouTube player