Lajme

​Lajçak diskuton ndaras me Kurtin dhe Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai në një status në Twitter ka shkruar se takimet e sotme janë zhvilluar në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.

“Në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, unë pata dy takime të ndara të rëndësishme dhe substanciale me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar hapat e ardhshëm në javët e ardhshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, shkruan diplomati sllovak.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *