KryesoreOpinion/Aktualitet

Kandidatura që nis me një premisë antikushtetuese

Shkruan Vigan Qorrolli

Teksa paraqiti kandidaturën për nënkryetar të Kuvendit, Igor Simiq e cilësoi atë si kandidat “u ime srpskog naroda”, dmth. “në emër të popullit serb”.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk njeh kategori institucionale të quajtur “popull serb” si bartës të një mandati kushtetues. Ajo njeh komunitetet që u përkasin komuniteteve joshumicë, ndërsa përfaqësimi i tyre institucional ndërtohet mbi të drejta të komuniteteve dhe jo mbi pretendimin për një mandat ekskluziv në emër të një “populli”.

Lexo më shumë  Revolta në ditën e 100-të! Me flamuj kombëtarë, qytetarët nisen nga Sheshi Skënderbej para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Prandaj, askush nuk mund ta shndërrojë një kategori kushtetuese — komunitetin joshumicë serb — në një kategori tjetër që Kushtetuta nuk e njeh “popullin serb” dhe pastaj të ndërtojë mbi këtë pretendim një të drejtë ekskluzive për një pozitë kushtetuese.

Kjo ka rëndësi të drejtpërdrejtë për kandidaturën për nënkryetar të Kuvendit.

Kushtetuta nuk krijon monopol të një subjekti politik mbi ulësen e rezervuar për përfaqësuesin e komunitetit joshumicë serb. Përkundrazi, kriteri kushtetues është përfaqësimi i komunitetit përkatës, jo pronësimi politik i tij.

Lexo më shumë  Serbë nga fronti në Ukrainë me mesazhe kërcënuese për Kosovën (Video)

Këtë nuk e lejon Kushtetuta.

Në këtë Republikë, Kushtetuta nuk interpretohet sipas pretendimeve të Beogradit, as sipas interesave të Listës Serbe, e as sipas narrativës së askujt tjetër. Kushtetuta zbatohet.

Rruga Press

YouTube player