KryesoreLajme

Sot vazhdimi i seancës konstituive në Kosovë

Me fillim nga ora 11:00 është ftuar vazhdimi i seancës konstituive për legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Në rendin e ditës të dërguar nga drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit janë dy pika, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në dy raste, deputetët u mblodhën për konstituim, por kryetari i VV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për të negociuar për çështjen e presidentit.

Lexo më shumë  Protesta e 101 qytetare në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë

Sipas tij, pa marrëveshje për presidentin zgjedhjet e reja do të ishin të pashmangshme.

Dehari e ka ftuar për 9 shtator vazhdimin e seancës, pas marrëveshjes VV-LDK për presidentin, sado që 6 deputetë të LDK-së kanë dalë kundër dhe numrat aktualisht nuk mjaftojnë për votim në dy rundet e para.

YouTube player