Lajme

“Parlamenti i krimit!” – Protestë para Parlamentit të Shqipërisë sot në orën 17:00

Zemërimi popullor u zhvendos sërish përpara dyerve të pushtetit në Tiranë.

Një grup qytetarësh dhe aktivistësh janë grumbulluar këtë të martë përpara godinës së Kryesisë së Kuvendit, pikërisht gjatë kohës kur brenda po zhvillohej mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, duke e kthyer hapësirën përreth në një arenë të drejtpërdrejtë proteste kundër regjimit.

Lexo më shumë  Kurti takon ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik

Me flamuj kuqezi në duar dhe me thirrjet e fuqishme “Turp, parlamenti i krimit!”, protestuesit denoncuan kapjen e institucioneve dhe arrogancën e mazhorancës.

Protestuesit iu bënë thirrje qytetarëve për të vërshuar në masë sot në orën 17:00 te Parlamenti, kur edhe fillon Seanca Plenare e ditës së sotme.

Rruga Press

YouTube player