Bota

Musk uron AfD-në pas fitores, kryeministri polak: Vetëm idiotët dhe tradhtarët gëzohen

Ndikimi i fitores të së djathtës ekstreme në zgjedhjet rajonale në landin gjerman të Saksoni-Anhaltit është ndjerë përtej kufijve të Gjermanisë.

Figura të së djathtës politike kanë reaguar me entuziazëm në rrjete sociale.

Elon Musk, i cili prej kohësh mbështet AfD-në, e ka uruar partinë në gjuhën gjermane.

“Bravo”, shkroi ai në X.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Rupert Lowe, lider i grupimit të së djathtës ekstreme Restore Britain, e cilësoi fitoren e “miqve në AfD” si “një frymëzim” për atë që partia e tij mund të arrijë.

Lexo më shumë  Franca e shqetësuar nga fitorja e së djathtës ekstreme në Gjermani

Ndërkohë, qeveritë e vendeve fqinje reaguan me shqetësim.

Kryeministri polak Donald Tusk iu referua mbështetësve të së djathtës ekstreme në vendin e tij: “Në Poloni, vetëm idiotët ose tradhtarët mund të gëzohen për triumfin e AfD-së në Gjermani”.

Edhe ministri francez për Evropën, Benjamin Haddad, e cilësoi fitoren e AfD-së si “një moment të rëndë për Evropën”.

“Nacionalizmi dhe ksenofobia nuk do të jenë kurrë zgjidhje”, tha ai.

Lexo më shumë  Gjermania forcon mbrojtjen kundër dronëve dhe sulmeve kibernetike

Haddad shtoi se duhet të vazhdojë mbrojtja e vlerave demokratike dhe e projektit evropian, duke theksuar: “Nuk mund ta harrojmë historinë tonë. Ky është kuptimi i zgjedhjeve të bëra nga Franca dhe Gjermania”.

YouTube player