Lajme

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin Potok, të enjten, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), hetuesit nga Drejtoria për hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar një person të dyshuar.

R.K. është arrestuar nën dyshimn për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe është ndaluar për 48 orë.

Lexo më shumë  Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, SafeJournalists: Policia të sqarojë nëse i është kopjuar përmbajtja e telefonit

Brenda afatit ligjor të përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, PSRK- ja do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin në hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë kryerësve të mundëshëm të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti viziton inkubatorin më të madh në botë për startup-e STATION F në Paris

Rruga Press

YouTube player