Lajme

Abuzuan me tenderat, morën ryshfet 132 mijë euro! SPAK dërgon për gjykim 3 ish-zyrtarët, dosja e Ferrajt veçohet

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur tre ish-zyrtarët e OSHEE-së të cilët akuzohen se kanë marrë 132 mijë euro ryshfet dhe kanë abuzuar me tenderat.

SPAK ka marrë të pandehur dhe ka dërguar për gjykim Elis Bushatin, Athinta Papajn dhe  Irma Derhirin, të cilët akuzohen për favorizim të padrejtë të shoqërisë italiane, në shkelje të ligjit të prokurimit publik. SPAK vijon hetimet për drejtoreshën e Kabinetit të OSHEE, Albana Ferraj, e cila vijon të jetë në kërkim.Çështja e Ferrajt është e veçuar për shkak se ende nuk është ndaluar nga autoritetet.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Përse akuzohen?

Në vitin 2016, OSHEE ka realizuar një tender për “shërbim konsulence” me fond limit prej 138 milionë lekë të reja. Ka dyshime se Bushati, Papa, dhe Dërguti si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë një kompani italiane, “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali. Sipas SPAK, në këtë skemë ka hyrë edhe Albana Ferraj, e cila ka qenë drejtoreshë e Divizionit Tregat dhe Drejtorit të Kabinetit në OSHEE dhe ka marrë një shumë prej 131 mijë euro në formë rryshfeti për të favorizuar kompaninë italiane në tenderin e zhvilluar në vitin 2016. Sipas SPAK, Ferraj krijoi një marrëdhënie fiktive me italianët, duke përdorur edhe një kompani shqiptare, për të mbuluar paratë që mori si rryshfet. Erlis Bushati është lënë me arrest me burg, po ashtu dhe dy punonjëset e tjera Irma Dërgutin dhe Athinta Papën janë në këtë masë që prej fillimit të urdhërit të SPAK. Albana Ferraj është ende e shpallur në kërkim, pasi policia dhe prokuroria nuk kanë arritur ta gjejnë.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *