Bota

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas glorifikimit të Mlladiq-it

Eurodeputeti austriak, Helmut Brandstetter i ka kërkuar Komisionit Evropian të pezullojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë dhe të gjitha pagesat për këtë vend, pasi disa përfaqësues zyrtarë të Qeverisë së Serbisë publikisht kanë nderuar ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Ai kërkoi gjithashtu që ky vendim të mbetet në fuqi derisa autoritetet serbe të distancohen qartë dhe pa mëdyshje nga glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës, shkruan N1.

Lexo më shumë  Danimarka dërgon trupa në Grenlandë, për herë të parë pas shumë kohësh

Deri atëherë, sipas Brandstetter, nuk duhet të ndërmerren as hapa të mëtejshëm në lidhje me integrimin e Serbisë në hapësirën Shengen.

Kongresisti amerikan mbi njoftimin e funeralit të Mladiqit me nderime shtetërore: Sikur Gjermania po ia jepte ato Hitlerit
Eurodeputeti austriak është pjesë e grupit liberal “Rinovo Evropën” dhe raportuesi në hije i Parlamentit Evropian për Serbinë.

“Ratko Mlladiq është dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Kur përfaqësues të autoriteteve të një vendi kandidat për anëtarësim në BE, pas vdekjes së tij, e glorifikojnë një person të tillë, është kaluar vija e kuqe. Kjo përbën tallje me viktimat dhe familjet e tyre dhe është në kundërshtim themelor me vlerat e Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  Mali i Zi pranë anëtarësimit në BE/ Frika se Serbia do të ndërhyjë për të ruajtur ndikimin në rajon

Helmut Brandstetter ishte pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian që në janar qëndroi për dy ditë në Serbi për të vlerësuar situatën në këtë vend.

Rruga Press

YouTube player