Nis protesta kundër Edi Ramës, protestuesit mblidhen te Sheshi ‘Skënderbej’: Ju erdhi fundi!
Ka nisur këtë pasdite protesta e 95-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Qytetarë dhe aktivistë të shumtë janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, nga ku ka nisur edhe aksioni i ditës së sotme.
Sipas skenarit të parashikuar, protestuesit do të marshojnë në mënyrë të organizuar nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë.
Përpara selisë së ekzekutivit pritet të mbahen edhe fjalimet kryesore të protestës, ku aktivistët do të artikulojnë kërkesat e tyre, duke insistuar në dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Rruga Press

