Gjermania teston një raketë me rreze veprimi prej 500 km një ditë pas përshkallëzimit të madh me Rusinë
Gjermania ka testuar me sukses një raketë balistike izraelite në Atlantikun e Veriut, në një zhvillim që sinjalizon forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake përballë kërcënimit të perceptuar nga Rusia.
Testi u zhvillua gjatë natës dhe përfshiu raketën LORA, të prodhuar nga kompania izraelite Israel Aerospace Industries.
Sipas Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, sistemi ka një rreze veprimi deri në 500 kilometra, transmeton Telegrafi.
Testimi vjen në një moment veçanërisht të ndjeshëm për Berlinin. Vetëm disa orë më herët, autoritetet gjermane akuzuan publikisht Rusinë për një përpjekje për sulm me dron pranë aeroportit Leipzig/Halle dhe njoftuan masa në përgjigje të incidentit.
Gjermania aktualisht nuk disponon raketa balistike, të cilat udhëtojnë me shpejtësi shumë më të larta se raketat e saj të lundrimit.
Për këtë arsye, Berlini po shqyrton blerjen e sistemeve me rreze të gjatë dhe po merr pjesë në disa projekte shumëkombëshe për zhvillimin e armëve të tilla.
Shefi i Marinës gjermane, Jan Christian Kaack, e cilësoi testimin një sukses.
Sipas tij, njësitë gjermane arritën ta përdorin me sukses sistemin dhe potenciali i tij i rrezes së veprimit është më i madh se çdo kapacitet i ngjashëm që Gjermania ka pasur deri tani.
Ai tha se testi hap “një kapitull të ri në parandalimin dhe gatishmërinë për mbrojtjen detare” të Gjermanisë dhe aleatëve të saj.
Në paralel, Berlini po punon edhe për modernizimin e raketës Taurus, aktualisht një nga armët kryesore gjermane me rreze prej disa qindra kilometrash.
Versioni i ri, i njohur si Taurus NEO, pritet të ketë rreze më të madhe veprimi, mbrojtje më të avancuar kundër ndërhyrjeve elektronike, si dhe përmirësime në navigim dhe sistemin e drejtimit. Prodhimi i tij është planifikuar të nisë në vitin 2029.

Forcat gjermane kanë rreth 600 raketa Taurus në inventar, me rreze zyrtare veprimi mbi 500 kilometra.
Ato mund të lëshohen nga avionë luftarakë dhe janë projektuar për të goditur objektiva strategjikë pas vijave të armikut.
Këto objektiva përfshijnë bunkerë komandimi, depo municionesh dhe karburanti, aeroporte ushtarake dhe ura.
Testimi i LORA-s tregon se Gjermania po përshpejton përpjekjet për të ndërtuar një kapacitet më të fuqishëm të goditjeve në distancë të gjatë, ndërsa Evropa po rrit investimet në mbrojtje për shkak të shqetësimeve në rritje për aftësitë ushtarake të Rusisë.
Rruga Press