KryesoreLajme

“Sonte edhe më shumë se dje”, 14 protestues në qeli dhe thirrje për protestë në Tiranë

Protesta në Tiranë shënon sot ditën e saj të 95-të, 14 protestues janë arrestuar pas tubimit të një nate më parë.

Të arrestuarit po mbahen në bllokun e sigurisë.

Pas arrestimeve, për mbrëmjen e sotme është bërë thirrje për një tjetër grumbullim, këtë herë edhe në shenjë solidariteti me personat që ndodhen në ndalim.

Lexo më shumë  “Koha jote po mbaron, Rama!”/ Le Figaro jehonë revoltës antiqeveritare në Shqipëri: 167 të arrestuar, kryeministri refuzon dorëheqjen

“Sonte përveç dorëheqjes dhe revolucionit, kemi edhe shumë më shumë arsye për t’u mbledhur: në solidaritet me protestuesit, kundër dhunës së shtetit dhe shtetit të dhunës”, thuhet në thirrjen e publikuar.

Tubimi pritet të nisë në sheshin “Skënderbej”, prej nga protestuesit kanë paralajmëruar se do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Protestuesit përsërisin kërkesën për dorëheqje, ndërsa arrestimet e një nate më parë pritet të jenë në qendër të protestës së 95-të.

Lexo më shumë  Rama që në pikë të mëngjesit josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat
Screenshot

Rruga Press

YouTube player