Priten pemët e vjetra në hyrje të Bajram Currit: Fidanëve të rinj do t’u duhen vite për t’i zëvendësuar
Një ndërhyrje në gjelbërimin përgjatë hyrjes së Bajram Currit ka shkaktuar reagime, pasi pemët e vjetra që shoqëronin prej vitesh aksin rrugor janë prerë për t’u zëvendësuar me pemë të reja.
“Shih çfarë i kanë bërë hyrjes në Bajram Curri!”, thuhet në denoncimin e publikuar, ku kritikohet vendimi i bashkisë për heqjen e pemëve ekzistuese.
Pemët e vjetra përgjatë rrugës janë prerë me qëllim mbjelljen e fidanëve të rinj, të cilëve do t’u duhen vite për të arritur përmasat dhe kurorën e gjelbër të pemëve që ndodheshin më parë aty.
Ndërhyrja ngre pikëpyetje mbi arsyet që çuan në prerjen e pemëve të maturuara dhe nëse ekzistonte mundësia që ato të ruheshin gjatë sistemimit të zonës.
Për momentin, në informacionin e bërë publik nuk jepet një sqarim nga Bashkia Tropojë mbi arsyet e prerjes së pemëve, gjendjen e tyre apo planin konkret për zëvendësimin dhe rigjelbërimin e hyrjes së qytetit.
Rruga Press

