KryesoreLajme

3 muaj qëndresë dita e 90-të/ Protesta nuk ndalet, qytetarët nisin marshimin: Rama jep dorëheqjen

Pas grumbullimit në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 90-të të protestës.

Qytetarët janë nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Thirrjet më të shpeshta të protestuesve janë “Arrestoni Ramën” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Lexo më shumë  KGJK merr vendim, nuk rikthen gjyqtarët dhe stafin serb të dorëhequr

Dita e sotme shënon 90 ditë nga nisja e protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e Edi Ramës nga qeveria.

Marshimi pritet të përfundojë përpara Kryeministrisë, ku do të vijojnë fjalimet e protestuesve dhe organizatorëve kundër qeverisë Rama.

Rruga Press

YouTube player