Erjon Slemani: Mes nesh ka socialistë dhe punonjës administrate të zhgënjyer nga qeveria Rama! Më 12 shtator diaspora zbarkon në shesh!
Pedagogu dhe anëtari i “Shqipëria Bëhet”, Erjon Slemani, ka komentuar zhvillimet politike dhe protestat qytetare, duke deklaruar se mes protestuesve ka edhe mbështetës të Partisë Socialiste dhe punonjës të administratës që janë zhgënjyer nga qeverisja.
Duke iu referuar ndryshimit të vendit të mbledhjes së Partisë Socialiste, Slemani ngriti pyetjen nëse ky vendim është marrë për t’iu shmangur protestuesve.
“Mbledhja duhej bërë aty ku është mbajtur gjithmonë. Nuk është nevoja t’u ikë protestuesve. Disa protestues edhe mund ta kenë votuar PS-në dhe janë zhgënjyer. Mirë është të dëgjojnë protestuesit dhe të kuptojnë se çfarë kërkojnë ata. Besa Pasqyra, emra të bukur. Kjo parti mori 38 mandate para një viti. I bie që gjithë direktivat që po u jep Rama, mandatet dhe votat që paskan marrë, paskan qenë fiktive”, u shpreh Slemani.
Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij Selmani ia kushtoi diasporës, të cilën e cilësoi si “oksigjen për protestën”. Ai tha se më 12 shtator diaspora zbarkon sërish në Tiranë.
“Më 12 shtator pritet vala e tretë e diasporës. Do të organizohet si herët e tjera, nga Londra e në disa qytete kryesore europiane, derisa vijnë në Tiranë”, u shpreh Slemani.
Rruga Press

