KryesoreLajme

Lirohet nga akuza Glauk Konjufca për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza, Glauk Konjufcën lidhur me rastin e përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Konjufca ishte akuzuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa pas shqyrtimit të rastit, gjykata ka marrë vendim për lirimin e tij nga akuza.

Lexo më shumë  Arrestohet Ergys Agasi

Vendimin e ka bërë të ditur gjykatësja gjatë shpalljes së aktgjykimit.

“I akuzuar për veprën penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, i pandehuri Glauk Konjufca lirohet nga akuza”, ka thënë gjykatësja.

Rasti lidhet me ngjarjet e zhvilluara në Kuvendin e Kosovës, kur deputetë të atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje përdorën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit në shenjë kundërshtimi ndaj zhvillimeve politike të asaj kohe.

Lexo më shumë  Nga 2023 në 2027: Treni Tiranë-Durrës që niset gjithmonë “vitin tjetër”
YouTube player