Margetiq për Vuçiqin: Para 34 vitesh dogji Sarajevën, sot vështron Serbinë në flakë
Gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetiq, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se 34 vjet më parë mori pjesë në rrethimin dhe shkatërrimin e Sarajevës.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Margetiq ka shkruar se Vuçiq, në gusht të vitit 1992, ndodhej në pozicionet e forcave që mbanin të rrethuar kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës.
“Pikërisht para 34 vitesh Aleksandar Vuçiq mori pjesë në djegien e Sarajevës. Sot ai vështron qetësisht se si digjet Serbia. Shkak dhe pasojë”, ka shkruar Margetiq.
Ai ka theksuar se Vuçiq e kishte nisur karrierën e tij gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke marrë pjesë, sipas tij, në rrethimin kriminal të Sarajevës.
“Në gusht të vitit 1992, Aleksandar Vuçiq po niste karrierën e tij si pjesëmarrës në rrethimin kriminal të Sarajevës. Nga pozicionet e rrethimit mori pjesë në shkatërrim dhe më pas vështroi qetësisht se si digjej Vijećnica e Sarajevës”, ka deklaruar Margetiq.
Gazetari kroat e ka lidhur këtë me situatën aktuale në Serbi, duke shkruar se sot, 34 vjet më vonë, Vuçiq “vështron qetësisht se si digjet Serbia”.
Margetiq ka publikuar reagimin e tij në përvjetorin e djegies së Vijećnicës së Sarajevës, ndërtesës historike ku ndodheshin Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe një pjesë e trashëgimisë së saj të çmuar kulturore.
Gjatë viteve të fundit, Margetiq ka publikuar vazhdimisht dokumente dhe materiale që, sipas tij, lidhen me rolin e Vuçiqit gjatë rrethimit të Sarajevës./The GeoPost
Rruga Press

