Lajme

Arrestohet Ergys Agasi

Ergys Agasi është arrestuar këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit, pasi prej muajsh ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Lajmi për arrestimin është raportuar mbrëmjen e sotme.

Agasi dyshohet nga SPAK për përfshirje në një skemë të manipulimit të procedurave të prokurimit publik pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). 

Lexo më shumë  Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.

Në kuadër të kësaj dosjeje, SPAK ka kryer edhe sekuestrime të pasurive me vlerë të konsiderueshme.

Rruga Press

YouTube player