KryesoreLajme

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 80-vjeçare në Prizren.

Haxhiu ka shprehur tronditjen e saj për rastin, duke theksuar se vrasja e fundit, e ndodhur vetëm dy ditë pas një tjetër vrasjeje të një gruaje, nuk duhet të trajtohet si rast i izoluar.

“Më tronditi lajmi për vrasjen e një gruaje 80-vjeçare në Prizren. Vetëm dy ditë më parë, një tjetër grua u vra, ndaj këto nuk mund të trajtohen si raste të izoluara. Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave!”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo më shumë  88 ditë! Protesta gati tre muaj pa ndalim në shesh

Ajo u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë, ndërsa ka kërkuar që autorët të marrin dënimin më të ashpër të paraparë me ligj.

“Çdo rast duhet të zbardhet deri në fund, por po aq e rëndësishme është që dhuna të njihet dhe të ndalet para se të përfundojë në vrasje”, ka deklaruar ajo.

Lexo më shumë  Kryeziu: Dyshimet për qindra mijëra euro në AKI u zbuluan pas ndryshimit të udhëheqjes

Haxhiu ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente dhe konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe për garantimin e mbrojtjes së tyre.

Në fund, ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së gruas së vrarë.

Rruga Press

YouTube player