Lajme

88 ditë! Protesta gati tre muaj pa ndalim në shesh

Sot shënohet dita e 88-të e protestës qytetare.

Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.

Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.

Lexo më shumë  Sveçla: Dorëzuam në Prokurori materiale nga një sinjalizues për legalizime të paligjshme, transfere në Angli dhe shkelje të tjera

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Lexo më shumë  Sheholli shpërndau dokumentin e përpiluar nga Serbia që synonte rekrutimin e Kurtit përmes presionit sa ishte në burg

Rruga Press

YouTube player